15.6 C
Prizren
E martë, 20 Maj, 2025

Opozita: Zëvendësministrat më shumë e pengojnë njëri-tjetrin sesa punojnë

Qeveria “Haradinaj” i ka 21 ministri dhe hiç më pak se 78 zëvendësministra. Zyrtarë për informim të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” për dhjetëra raporte të punës që i kanë pranuar deri më tani nga zëvendësministrat, por nuk kanë treguar datën se kur do të mbahet ky takim i përbashkët, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës thonë se një numër kaq i madh i zëvendësministrave s’ka çfarë pune të bëjë në Qeveri. Sipas tyre, zëvendësministrat vetëm se janë shndërruar në pengesë për të punuar në dikasteret qeveritare.

Lirije Kajtazi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë për gazetën “Zëri” se zëvendësministrat e shumtë më shumë po e pengojnë njëri-tjetrin sesa punojnë. “Ajo çka është parë dhe është raportuar në disa raste është se ata më shumë e kanë penguar njëri-tjetrin duke u munduar të gjejnë hapësira, pasi s’kanë pasur as karrige të mjaftueshme nëpër zyra”, ka thënë Kajtazi.

Ndërkaq Ismajl Kurteshi, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se LVV-ja nuk ka informacion për ndonjë punë konkrete të zëvendësministrave të qeverisë “Haradinaj”, shkruan “Zëri”.

“Sa unë kam informata, nuk dimë asnjë punë konkrete deri më tani të ndonjë zëvendësministri. Kjo nuk do të thotë që ata s’kanë bërë asgjë, por ne nuk dimë ndonjë punë të veçantë të ndonjërit prej tyre”, ka thënë Kurteshi për “Zërin”.

Ai tutje tha se numri i madh i zëvendësministrave nuk e ka shtuar aspak intensitetin e punës në ministritë përkatëse./ZËRI

Më Shumë

Nisma komunale – Rahoveci shpërblen denoncuesin e ndotjes

Kushdo që e di se kush hedh mbeturina mund të fitojë para. Një qytetar tashmë ka pranuar shpërblimin e parë që kur Komuna e Rahovecit...

Viktima e aksidentit në Pouskë të Prizrenit është 19 vjeçare

Një 19 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në orët e para të së dielës në fshatin...

Lajmet e Fundit