Sarri gjithnjë më afër Chelsea

Maurizio Sarri mund të jetë shef i ri i pankinës së Chelsea, pasi Roman Abramovich është fans i madh i futbollit që aplikon italiani.

Perforanca spektakolare e Sarri është lavdëruar hapur nga menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili e cilëson Napolin si një nga ekipet më të mira në Evropë.

Pavarësisht se Antonio Conte pohon që ka edhe 16 muaj kontratë të vlefshme, shumë besojnë se ky është viti i fundit në Stamford Bridge.

Sarri do të ishte një trashëgimtar i mirëpritur për disa arsye, duke përfshirë edhe refuzimin e transferimeve të reja, duke këmbëngulur se puna e tij do të sjell rezultatet dhe jo prurjet e reja.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit