5.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Organizonte lojëra fati dhe bixhoz në lokalin e tij, arrestohet një 27 vjeçar në Suharekë

Një 27-vjeçar është arrestuar sot rreth orës 15:50 në rrugën “Avdyl Rama” në Suharekë, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë), në lokalin e tij ka organizuar lojëra të fatit dhe të bixhozit.

Sipas burimeve janë zhvilluar hetime dhe janë mbledhur informata dhe sot është zhvilluar një kontroll ku si prova materiale janë sekuestruar një telefon iPhone 6 dhe një DIVIAR, të cilët dyshohet që janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit.

27-vjeçari i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Suharekë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Totaj pret përfaqësuesit e GIZ-it, diskutohet Faza II e projektit ITP 2026–2029

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot konsulentin për inovacion Alasdair Reid, si dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ),...

Dogana e Kosovës zbulon 1000 litra etanol në rajonin e Prizrenit – shmangie nga taksat mbi 6 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se sot, në rajonin e Prizrenit, Njësitë Antikontrabandë kanë realizuar dy raste të ndara operative, ku është zbuluar...

Lajmet e Fundit