13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Oriola Marashi dhe futbollisti i njohur janë ribashkuar? Veprimi që i bëri të gjithë të dyshojnë

Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullon lajmi se Oriola Marashi dhe Eros Grezda nuk janë më bashkë. Dyshimet e para lindën kur fansat vunë re se ata të dy nuk ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

E më vonë, modelja seksi nisi duke bërë disa postime thumbuese në profilin e saj në “Instagram”.

“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ISH në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe”, shkruante Oriola disa ditë më parë.

Gjithashtu edhe miqtë e tyre u shprehën se çifti i njohur nuk ishte më bashkë. E në këtë mënyrë u prishen edhe planet që kishin bërë për martesën.

Thuhet se prishja e lidhjes së dashurisë ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.

Por tashmë, modelja bukuroshe ka hedhur disa dyshime se ata mund të jenë ribashkuar. Ajo ka postuar në “Instagram” një pjesë nga kënga e Dhurata Dorës “Only You”.

Nga ana tjetër fansat e dyshes kanë vënë re se Oriola dhe Eros kanë nisur ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në “Instagram”. Mesa duket ata kanë vendosur që të ribashkohen në heshtje, duke treguar se nuk mund të qëndrojnë të ndarë nga njëri-tjetri.

Më Shumë

Hajdari pret Grupin e Grave Asambliste – diskutohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, ka pritur në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Lajmet e Fundit