21.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

“Ose e imja ose t’bëj probleme me burrë”/ Ky është 31-vjeçari që u denoncua për ngacmimin seksual të familjares në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet, nën dyshimet se një 31-vjeçar nga Rahoveci nga ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare, e cila është familjare.

Sinjali mëson se i dyshuari tashmë është arrestuar dhe ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se i dyshuari që u ndalua për 48 orë është F.A. që u denoncua nga viktima, e cila pretendon se i njëjti e ngacmoi në një takim që e kishin pasur gjatë ditës së djeshme.

Sipas ankueses, gjithçka ndodhi pasi u takuan me ftesë të të dyshuarit për të biseduar, ku gjatë komunikimit, i njëjti e ka ngacmuar me fjalët se ‘që sot ti do të jesh e jemja, ose kom me t’shkaktu probleme me burrin ton’, duke tentuar po ashtu edhe ta përqafojë me zor.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur dhe shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij. Sinjali mëson se gjatë intervistimit nga ana e hetuesve policorë, i dyshuari e ka mohuar kategorikisht ta ketë ngacmuar seksualisht viktimën.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim seksual’.

Më Shumë

“Kobra” thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, i cili së bashku me katër persona të tjerë akuzohet për vrasjen e një të riu në lokalin...

Mike Tyson trondit botën me rrëfimin e tij: Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të përballuar dhimbjet gjatë karrierës...

Lajmet e Fundit