Osimhen zgjidhet futbollisti më i mirë në Afrikë

Sulmuesi i Nigerisë, Victor Osimhen është shpallur futbollisti më i mirë në Afrikë për vitin 2023 duke lënë mbrapa egjiptianin Mohamed Salah dhe marokenin Achraf Hakimi. 

 

Osimhen gjatë edicionit të kaluar ka ndihmuar Napolin ta fitojë titullin e kampionit në Itali ku kishte realizuar njëzet e gjashtë gola.

Ai u bë fituesi i parë nigerian që nga viti 1999 kur e kishte fituar Nwankwo Kanu.

“Është një ëndërr e realizuar. Më duhet të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në këtë udhëtim”, ka thënë Osimhen.

Salah shpresonte ta fitonte çmimin për herë të tretë pasi paraprakisht e kishte fituar atë më 2017 dhe 2018. Hakimi nuk e ka fituar çmimin ndonjëherë.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit