1.4 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Osmani për Demaçin: Tregoi se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme se liria individuale

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Paqes, respektivisht 23-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, bëhen homazhe nga krerët shtetërorë te varri te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Demaçi është mishërimi më i mirë i sakrificës që është bërë me dekada të tëra e se ka treguar se liria e Kosovës ishte më e rëndësishme se ajo individuale.

“Për paqen që sot e gëzojmë janë sakrifikuar, mijëra e mijëra burra e gra të Republikës tonë. Siç e dini 3000 dëshmorë kanë rënë në vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, 13 mijë civil janë vrarë dhe ende i kemi edhe shumë qytetarë të zhdukur me dhunë. Veprimtari Adem Demaçi është mishërimi më i mirë i kësaj sakrifice që është bërë për dekada të tëra, jemi këtu për të nderuar këtë sakrificë të tij, këtë vetëmohim të tij dhe shembullin që e dha duke treguar se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme se liria individuale”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për veprimtarin Adem Demaçi tha se ka qenë ndërgjegjia e popullit e se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e pavarësinë e Kosovës.

“Shqiptarët ishin të burgosurit politik kryesor në ish jugosllavi dhe në numër më së shumti dhe në kohëzgjatje të kohës së dënimit. Përafërsisht 666 shekuj burg, i kanë mbajtur shqiptarët në Jugosllavinë e dytë. Aty Baca Adem me 28 vitet e tij në burg ka shërbyer për popullin si ndërgjegjja e këtij vendi edhe jashtë këtij vend”.

“Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke frymëzuar e inspiruar breza të veprimtarëve, duke bërë nderime te baca Adem ,Adem Demaçi gëzuar e urime 12 qershori”, raporton EO.

Më Shumë

Nxënësit nga Peqani i Suharekës vizitojnë “Reporting House”, njihen me historinë bashkëkohore të Kosovës

Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dëshmorët e Tivarit” nga fshati Peqan i Komunës së Suharekës kanë realizuar një vizitë edukative...

Kandidatët e LDK-së për deputetë vizitojnë Kullën e Cikajve në Gjonaj të Hasit

Tre kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Hyrë Tejeci, Dr. Shaban Osmanaj dhe Festim Kabashi, kanë vizituar...

Lajmet e Fundit