31.8 C
Prizren
E martë, 28 Qershor, 2022

Osmani takohet me Macronin para Samitit të BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, këtë të enjte në Bruksel.

Takimi i tyre është mbajtur pak para nisjes së Samitit të Bashkimit Evropian (BE), me liderët e Ballkanit Perëndimor, shkruan Telegrafi.

Liderët e 27 vendeve të BE-së do të takohen në një samit dyditor në Bruksel, e që i paraprinë një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së me liderët e Ballkanit.

Takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor pritet të fillojë në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian, ndërkaq në 11:30 do të ketë konferencë për media.

Megjithëse ditëve të fundit është raportuar se në këtë samit do të diskutohet edhe çështja e liberalizmit të vizave dhe ishte shprehur optimizëm për këtë proces, në draft konkluzat që ka parë Telegrafi çështja e vizave nuk përmendet fare.

Kosova është i shteti i vetëm në Evropë që ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, pavarësisht se Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Në konkluzat që pritet të dalin nga ky samit, e në të cilat Telegrafi i ka parë bëhet thirrje për sundim të ligjit dhe progres në dialogun Kosovë-Serbi, por që nuk përmendet diçka rreth liberalizimit të vizave.

Në këto konkluzione Bashkimi Evropian shpreh zotimin e plotë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq bën thirrje për rëndësinë e reformave dhe sundimin e ligjit, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me pavarësinë e gjyqësorit dhe luftimin e korrupsionit.

Në këto konluzione po ashtu përmendet çështja e dialogut Kosovë-Serbi, ndërkaq theksohet urgjenca e përparimit në dialog, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Përveç këtyre përmenden edhe çështje tjera për shtetet në rajon, mirëpo nuk përmendet çështja e liberalizimit të vizave.

Megjithatë deri në kohën kur pritet të nisë samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor konkluzat mund të pësojnë ndryshime.

Holanda dhe Franca konsiderohen dy vendet skeptike sa i përket çështjes së liberalizimit. /Telegrafi/

Më Shumë

I ndodhi edhe kjo rusëve në Ukrainë, raketa të cilën e lansuan nga sistemi raketor ndryshoi drejtim dhe u rikthye nga u nis

Në rrjetet sociale po qarkullon videoja që tregon momentin kur sistemi raketor rus, pëson defekt dhe raketa e tyre ndryshon drejtim dhe rikthehet në...

Kacafytet me hajnin në shtëpi, e identifikon, i del i njohur (VIDEO)

Binak Zyma ka raportuar në polici se ka vërejtur katër persona mbrëmë rreth orës 03:00, duke vjedhur në shtëpinë e tij në Demanjë të...

Suharekë: 32 vjeçari ia ngacmon seksualisht gruan vëllait që gjendet në Zvicër

Një rrahje në mes të disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë në Studençan të Suharekës, si pasojë e një rasti të ngacmimit seksual, ku dyshohet...

Totaj raporton para qytetarëve

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur sot takimin e parë publik me qytetarë . Ai, në këtë takim ka folur për punën 6 mujore...

Princi i kurorës saudite do të vizitojë Turqinë për herë të parë që nga vrasja e Khashoggit

Princi i kurorës i Arabisë Saudite do të vizitojë Turqinë për herë të parë që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018...

Prizren/ E raportoi veturën të vjedhur në polici, pronari harron vendin se ku e kishte parkuar

Një qytetar nga Prizreni ditën e djeshme e kishte raportuar në polici veturën e tij si të vjedhur, pasi që i njëjti ka pretenduar...

Akuzohej se ia ofroi 5 euro ryshfet policit kufitar në Vërmicë, dënohet me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Klodian Durollari, duke e dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 300...

Ngacmohet seksualisht një grua në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi dyshohet se mbrëmë ka ngacmuar seksualisht një grua. Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit...

Unë jam një kërkues kokëfortë i parajsës së humbur

Profesor i nderuar, po e realizojmë këtë intervistë dhe po e fillojmë me pyetjen më të zakonshme, në të cilën duhet të na përgjigjeni...

Zelensky krahason sulmin rus me atë të Hitlerit

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës e ka krahasuar sulmin rus ndaj vendit të tij si sulmet e papritura të Hitlerit ndaj Bashkimit Sovjetik në...

Kurti në mbështetje të sportistëve të Kosovës në Lojërat Mesdhetare 2022

Kryeministri Albin Kurti ka dal në mbështetje të sportistëve të Kosovës që mbrëmë parakaluan në paradën e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në...

111 vjet nga lindja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Vala e të nxehtit arrin në Kosovë, deri në 36 gradë celsius temperaturat gjatë javës që po hyjmë

Mot me temperatura të larta pritet të mbajë në Kosovës, gjatë javës që po hyjmë, njofton Prishtina Weather. Sipas PW, vendin tonë do ta përfshijë...

Moti për sot dhe nesër

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me reshje lokale në disa zona. Të premten do të ketë mot...

Kurti shkon në Prevallë me krerët e komunave, diskutuan për sundimin e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një takim në Prevallë me kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës, diskutoi për “Të drejtat e njeriut,...

Prizren: Vrasja që dyshohet se ndodhi për 20 euro borxh, i akuzuari jep versionin e tij për rastin

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, i akuzuari Sylejman Ahmeti ka paraqitur mbrojtjen e tij, i cili po akuzohet se vrau Shaip Krasniqin,...

Lajmet e Fundit