8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Osmani uron Kosovën – Kujton Rugovën, familjen Jashari e të gjithë ata që dhanë jetën për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë, ku Kosova shënon 16 vjet si shtet i pavarur.

Osmani gjatë urimit të saj kujtoi figurat e çmuara që bënë e dhanë shumë për lirinë e Kosovës, e ndër ta ish-presidentin, Ibrahim Rugova, familjen Jashari e Adem Jasharin, të gjithë dëshmorët e martirët e rënë, përcjell Klankosova.tv.

:Gëzuar Dita e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sot shënojmë të arriturën më të madhe historike të popullit tonë, shënojmë ditën kur shteti ynë u shpall i pavarur, sovran, i lirë e demokratik dhe këto 16 vite të shtetit tonë, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe të vendosur natyrisht për të treguar para botës, jo vetëm që e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj, por është edhe kontribuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj”, tha Osmani.

“Dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës sepse gjithsecili prej tyre ka dhënë një kontribut të çmuar që ne sot ta gëzojmë shtetin tonë, por  ë veçanti dua t’i kujtojë të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë, dhanë jetën e tyre. Të gjithë dëshmorët e kombit, të gjithë martirët e Republikës sonë”.

“Në këtë ditë sërish e kujtojmë vizionin e arkitektit të pavarësisë, presidentin Ibrahim Rugova, dhe sa sakrificën e pashembullt, trimërinë dhe guximin e familjes Jashari dhe gjithë ushtarëve të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës më krye me kryekomandantin legjendar Adem Jasharin”.

“Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Kosovën, për shtetin që sot e gëzojmë e festojmë dhe i cili do të vazhdojë të ec përpara pa bërë asnjëherë hapa prapa”.

Më Shumë

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit