7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Pa pranga

Shkëlzen Çoçaj

Liria nuk gjykohet,
ajo merr frymë si era n’male.
S’njeh pranga,
as dyer t’mbylluna.

E vërteta nuk fabrikohet,
ajo lind n’dritë.
Ecë zbathun mbi gurë,
por kurrë s’e humb udhën.

E kur heshtja bahet e randë,
le t’çohet zani.
Jo si stuhi që rrënon,
por si lumë që bashkon.

Liria jeton kur e mbrojmë,
e vërteta rritet kur e themi,
e shpresa bahet dritë,
kur ecim bashkë kah ajo.

ObserverKult

Më Shumë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Drenocë, pritet rënie e presionit të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për një defekt të shkaktuar në rrjetin transportues të ujit në fshatin Drenocë të Malishevës. Sipas njoftimit,...

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve. Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë...

Lajmet e Fundit