7.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Pacienti që rezultoi dje pozitiv me COVID-19, nuk gjendet në Komunën e Malishevës

Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media sqaron se personi i rezultuar pozitiv me koronavirus, nuk gjendet në këtë komunë, pasi që ai është kthyer në vendin e tij ku jeton me familje jashtë vendit.

Sqarimi i Komunës së Malishevës vjen pasi që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) njoftoi dje se edhe një person nga Komuna e Malishevës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Shtabi Komunal Emergjent për Menaxhimin e Situatës me pandeminë COVID-19 në Malishevë sqaron se ka pasur kontakt me personin, i cili e ka konfirmuar se ka udhëtuar për në vendin ku jeton me familje dhe punon atje.

Testi i është bërë ditë më herët dhe i njëjti për shkak të obligimeve në punë, nuk ka mund të presë më gjatë për marrjen e rezultatit të analizës.

Shtabi Komunal iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën e nevojshme.

Më Shumë

Prokuroria dhe Policia hetojnë falsifikimin e rezultateve zgjedhore në Dragash – 9 persona ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetime pas informacioneve...

Rritja e kapaciteteve ujore në Prizren, takim koordinues për projektin e Vermicës

Dje u zhvillua një takim koordinues me përfaqësuesit e kompanisë Infra Plus, në kuadër të përgatitjes së projektit kryesor për shtimin e kapaciteteve ujore...

Lajmet e Fundit