10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pacolli pas fotos me Abrashin në Stamboll: Kemi ngrënë nga një doner dhe kemi pirë çaj, na kushtuan me pak se 10 euro

  • Te infektuar: 107,554
  • Sheruar: 104.679
  • Vdekur: 2,248

 

Pacolli pas fotos me Abrashin në Stamboll: Kemi ngrënë nga një doner dhe kemi pirë çaj, na kushtuan me pak se 10 euro

Lajme

Gazeta Express

28/06/2021 9:48

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dalë me një shkrim në rrjete sociale pas raportimeve se ajo dhe deputeti tjetër i kësaj partie, Artan Abrashi po qëndronin në Stamboll.

Në një shkrim në Facebook, Pacolli thotë se me Abrashin nuk ishte për vikend në Stamboll, por, në Adana ku kishin marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare.

Ajo ka sqaruar se kanë blerë nga një biletë që kushtonte 24 lira, apo 2 euro e gjysmë dhe kanë shkuar në Stamboll ku kanë ngrënë doner dhe kanë pirë nga një çaj.

“Sa prej portaleve raportuan për pjesëmarrjen time dhe të deputetit Abrashi në panelin ndërkombëtar për Kosovën për të diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale mes Turqisë dhe Kosovës dhe nivelin e thellimit te bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në pushtetin qendror dhe atë lokal? A u interesua ndonjëri nga portalet se çfarë folëm e si e prezantuam Kosovën atje?  Përgjigjet për këto pyetje i gjeni shumë lehtë mjafton të kërkoni në faqet e disa prej portaleve tona.

Konferenca ndërkombëtare për Kosovën nuk ishte e rëndësishme për disa portale, më e rëndësishme ishte një fotografi e jona në Gezi Cafè në Stamboll”

“Të nderuara portale ne nuk ishim për vikend në Stamboll, ishim në Adana për konferencën ndërkombëtare. Siç mund ta verifikoni nuk ka kthim direkt Adana – Prishtinë por ka Adana-Stamboll-Prishtinë. Ne shkuam në Stamboll sepse fluturimin për Prishtinë e kishim pas 11 orëve. Pra, ne në vend se të pritnim 11 orë në airport ne vendosëm të pritnim në qytetin e Stambollit. Blemë nga një biletë me HavaBus e cila na kushtoi 24 lira diku 2.5 euro dhe shkuam në Stamboll ku morëm nga një çaj dhe nga një doner që na kushtuan më pak se 10 euro. Kaq ishte”, ka shkruar Pacolli./GazetaExpress/

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Lajmet e Fundit