16.3 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Pakoja me dosje nga Specilja që shkoi në zyrët e OVL-UÇK-së zbulon emrat e dëshmitarëve

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur sot në zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Husni Gucati, ka thënë se në këto dosje ka edhe emra të dëshmitarëve.

“Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati.

Gucati tha se këto dosje kanë dalë nga Gjykata Speciale.

“Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Ka emra të dëshmitarëve. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen”, tha Gucati .

Gucati ka treguar edhe për letrën që gjendej brenda pakos.

“Në pako ishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do t’i sjellin edhe 7 mijë dosje të tilla”, ka deklaruar Gucati. /Insajderi.org

Më Shumë

Ndërprerje me furnizim me ujë në disa lagje të Prizrenit pas reshjeve të dendura

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura dhe prurjeve të mëdha të ujit, është shkaktuar turbullim...

LVV forcon aleancat për raundin e balotazhit në Prizren, bashkëpunim me partinë e Albert Kinollit

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka njoftuar se ka arritur bashkëpunim me Partinë Rome të Bashkuar të Kosovës që drejtohet...

Lajmet e Fundit