Palca e shpirtit është fjala gjuhë

Shkruan: Sahit F. Osmani

E ha korozioni fjalën kur lëkundet
Dhëmbi i kohës e shemb përdhe
Qëndron vetëm ajo që s’ përkulet
Tingujt dhe rrokjet gjakosin grilat

Palca e shpirtit është fjala gjuhë
Në thellësi të mendjes lëshon rrënj
Mbruhet nga ashti kur ndizet gjaku
Bishë e egër palcën mos t’ia lëpij

E dhimbshme bukuri e shpirtit
Jo e mishtë e trupit pa asht’
Edhe flakë në zemër po të ndizet

Do t’i qëndrojë kohës në çdo çast
Ylberi i mendjes i ndërton urat
Të ec koha mos të kthehet mbrapsht

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit