8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Pamje nga meçi i Kryeziut me van Heerden

Boksieri i njohur gjerman Timo Schwarzkopf, i lindur si Festim Kryeziu, me prejardhje nga komuna e Malishevës, këtë fundjavë ka zhvilluar meçin e tij të radhës në boksin profesionist dhe ka bërë debutimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Në Louisville, Kentucky, Schwarzkopf (18-1-0) u përball me boksierin nga Afrika e Jugut Chris van Heerden (25-2-1), në meçin e kategorisë deri në 67kg.

Për boksierin me prejardhje nga Kosova ky duel ishte rasti që të ngjitet në rang liste botërore dhe të kërkojë eventualisht për herë të parë luftë për titull bote, pasi paraprakisht kishte fituar një titull ndërkombëtar në IBF që kishte qenë vakant.

Një prej promotorëve të këtij meçi ka qenë edhe legjenda e boksit Evander Holyfield, duke dëshmuar edhe një herë se debutimi në Amerikë ka qenë ngjarja mbase më e madhe në karrierën e Schwarzkopfit.

Schwarzkopf dhe van Heerden në një meç mjaft të fortë boksuan për 10 runde të plota, por në fund me vendim të gjyqtarëve van Heerden e fitoi meçin.

Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim, kurse pas këtij meçi jugafrikani van Heerden ka 26 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim.

Ndiqni pamjet nga rundi i fundit në këtë meç.

Më Shumë

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit