-3.7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Pamje përbrenda aeroplanit Prishtinë- Bazel, kështu e përjetuan incidentin pasagjerët

121 pasagjerë në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlanes janë tronditur mbrëmë. Nga këta 10 persona janë lënduar në aeroplanin që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel.

Turbulencat në aeroplan nisën 20 deri 25 minuta para uljes. Pas uljes së aeroplanit në pistë të gjithë të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalin e Baselit. Arsyeja e aksidentimit sipas zyrtarëve të aeroportit po del të jëë turbulencat.

Por, pasagjerët që kanë qenë të pranishëm në momentin e aksidentit kanë thënë për të përditshmen gjermane, 20 minute, për minutat e tmerrit siç ata i quajnë.

“Isha e bindur, tani do të bie. Thoja kam frikë se do të vdes”, është rrëfyer pasagjerja nga Kosova Mirjeta Basha.

Bashkëshorti i saj, me të cilin kishte vizituar të afërmit në Prishtinë, deklaron se në aeroplan u krijua situatë kaotike.

“Të gjithë qanin, bërtitnin. Ekuipazhi na thanë që të qëndrojmë të qetë”, ka rrëfyer burri i Mirjetës i cili është njëri nga dhejtë të lënduarit që po trajtohet në spitalin e Baselit.

E në anën tjetër, Vivienne Gaskell, zëdhënëse e EuroAirport, ka konfirmuar për aksidentin.

Më Shumë

Bashkimi dënohet për sjellje të papranueshme të disa tifozëve: 3 ndeshje pa shikues në tribunën qëndrore dhe mbi 3 mijë euro gjobë

KB Bashkimi është dënuar me 3,200 euro gjobë dhe 3 ndeshje pa praninë e tifozëve në tribunën ballore qendrore, pas sjelljes së papranueshme të...

Peja 03 fiton derbin, mposht Bashkimin

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 12-të të Superligës së Femrave, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 64:58 (23:14,...

Lajmet e Fundit