18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

PAMJE të rënda/ Avokatin e vrasin në sy të vajzës së vogël

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil duke tronditu opinionin publik.

Një avokat 46-vjeçar është qëlluar për vdekje me 5 plumba, ndërkohë që në krah mbante vajzën e tij vetëm 18 muajshe.

 

André Ambrósio Ribeiro Pessoa, 46 vjeç, me profesion avokat, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba të enjten vonë në Caruaru të Brazilit.

Momenti i vrasjes së André Ambrósio Ribeiro Pessoa është kapur nga kamerat e sigurisë.

Video tregon viktimën që shkonte në shtëpinë e ish-gruas për të lënë fëmijën por sapo del nga makina me vajzën e tij dhe dadon, vrasësi i afrohet, duke mbajtur një armë.

Personi i armatosur shihet duke urdhëruar avokatin që ta dorëzojë fëmijën tek dadoja.

Duke dorëzuar me qetësi fëmijën, burri u gjunjëzua para vdekjes së tij.

Teksa dadoja u largua me vajzën në krah, pesë plumba u qëlluan drejt kokës së burri, duke e vrarë menjëherë. Motivi i vrasjes ende nuk është bërë i qartë dhe vrasësi ende nuk është identifikuar.

Më Shumë

Haxhi Avdyli: “Guxo” kandidon vetë ose me LVV-në, rikthimi në LDK i pamundur

Haxhi Avdyli nga “Guxo” thotë se në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në Kosovë, kjo parti preferon një koalicion para ose edhe...

Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren. “Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të...

Lajmet e Fundit