Panairi më i madh në botë i librit zhvillohet në tetor

Panairi i Librit në Frankfurt, panairi më i madh në botë për libra, do të zhvillohet në tetor pavarësisht pandemisë së Koronavirusit, vendosi sot Bordi Mbikëqyrës i panairit.

“Këtë vit është më e rëndësishme se kurrë që të zhvillohet Panairi i Librit në Frankfurt”, tha drejtori, Juergen Boos.

Panairi i Librit i Frankfurtit daton që nga viti 1949.

Në vitet e mëparshme, më shumë se 300.000 vizitorë mblidheshin në Frankfurt për të parë rreth 7.500 ekspozues nga më shumë se 100 vende.

Organizatorët e panairit thanë se janë në diskutime se si do të garantohet siguria e vizitorëve, ekspozuesve dhe punonjësve./Obk/

Më Shumë

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Lajmet e Fundit