Para nisjes për në Tiranë, Kurti bën homazhe te Lidhja e Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marr pjesë në Samitin e Krerëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Para nisjes për në Tiranë, Kurti ka bërë homazhe te Lidhja e Prizrenit.

“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren. Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut. Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit