Vizita e parë në Evropë si një president, Biden me paralajmërime kundrejt Rusisë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nisur udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë, me një paralajmërim kundrejt Rusisë se mund të përballet me pasoja “të fuqishme”, nëse përfshihet në “veprimtari të dëmshme”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Biden e bëri të qartë qëllimin e tij për të forcuar lidhjet me aleatët e SHBA-së, pas marrëdhënieve të tensionuara nën administratën e Trump.

Presidenti Biden mbërriti të mërkurën në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai do të takohet me kryeministrin britanik, Boris Johnson, për të rënë dakord për një “Kartë të Atlantikut” të re.

Pakti do të jetë një version modern i rënë dakord midis Winston Churchill dhe Franklin Roosevelt në vitin 1941, me një fokus në sfidat përfshirë ndryshimin e klimës dhe sigurinë.

Gjatë një vizite tetë ditore, Biden do ta takojë Mbretëreshën në Kalanë Windsor, do të marrë pjesë në një takim të udhëheqësve të G7 dhe do t’i bashkohet samitit të NATO-s për herë të parë si president.

Në fund të udhëtimit të tij, Biden do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, në Gjenevë.

Më Shumë

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Lajmet e Fundit