11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Paraburgim ndaj të dyshuarve për grabitje në një pompë të derivateve në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 20.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.10.2021, ndaj të pandehurve A.S., dhe F.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “grabitje e mbetur në tentativë”, raporton PrizrenPress

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.S., dhe F.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

“Më datë 20 shtator, në orët e mesnatës, në Prizren, saktësisht në një pompë të derivateve, të pandehurit në bashkëkryerje përmes armës, përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze, fillimisht duke drejtuar automjetin të cilin ka qenë duke e drejtuar i pandehuri F.H., me të arritur në oborrin e pompës së derivateve në fjalë në afërsi të kabinës ndal automjetin nga i cili del i pandehuri A.S., duke u nisur në drejtim të të dëmtuarit e duke mbajtur në dorë një pistoletë – shkrepës të cilën ia drejton të dëmtuarit dhe duke iu drejtuar me fjalët ‘’Ku janë paratë’’ dhe ‘’Bjeri paratë’’ dhe se në atë moment i dëmtuari i kundërvihet të pandehurit A.S., së pari duke e shtyrë e më pas duke e goditur dorën e tij me të cilën ishte duke e mbajtur armën ku një pjesë kësaj arme lodër bie në dysheme, derisa i pandehuri A.S., me të shpejtë largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të automjetit ku ishte duke e pritur i pandehuri F.H., dhe të cilët më pas largohen në drejtim të panjohur.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura është në fazën fillestare, dhe nëse të pandehurit lihen në liri mund të fshihen apo të largohen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, si dhe ekziston rreziku se po që se të njëjtit do të liheshin në liri, ata mund të përsërisin veprën penale, ose të përfundojnë veprën e tentuar.

Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për shkak të mbarëvajtjes së rregullt të procedurës penale – hetimore, kështu që ndaj të pandehurit të lartcekur u caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji./PrizrenPress.com/

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Lajmet e Fundit