6.1 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Paralajmërimi ogurzi i Thaçit

P residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ky vit duhet të jetë vit i unitetit veprues politik, sepse, sipas ti, Kosovën e presin ditë shumë të rënda, por nuk ka përmendur situata konkrete. Analistët politikë theksojnë se i pari i vendit këtë deklaratë publike gjithsesi e ka bërë, duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në planin ndërkombëtar, konstelacionin e ri të forcave politike e diplomatike në raport me zhvillimet globale, që në këtë kontekst do të mund të ketë ndikim edhe për rajonin e Ballkanit dhe zhvillimet përreth Kosovës.

Analisti politik, Ilir Fetahu, thotë se sado që deri më tani presidenti Thaçi nuk ka arritur të dëshmohet si figurë e unitetit politik, paralajmërimi i tij duhet të merret seriozisht nga i gjithë lidershipi i Kosovës, që të jenë më të kujdesshëm në veprime, dhe të mos rrezikojnë funksionimin stabil të shtetit, për shkak të lakmisë individuale të liderëve të partive politike dhe grupeve të interesit. “Në kohët e fundit e kemi pasur dhe vazhdojmë ta kemi një ashpërsim të retorikës, fillimisht nga politika serbe, që mendoj se vjen nga forcimi në dukje i ndikimit të Rusisë, e që mendoj se realiteti është pak më ndryshe, por sidoqoftë kemi një tendencë të hapur të Rusisë që ta shtrijë ndikimin më të madh në Ballkan”, theksoi ai.

Paqartësi të shumta rreth Kosovës

Sipas Fetahut, kemi edhe një lloj çekuilibrimi të ndikimit të Turqisë në politikën globale e rajonale pas tentim grusht-shtetit ndaj presidentit Erdogan, dhe disa oscilimeve të tij herë karshi Lindjes e herë karshi Perëndimit.

“Njëkohësisht këtu vijnë edhe tendencat serbe për ta provokuar situatën në Kosovë, që bëjnë që Kosova të duket se është në këtë vorbull zhvillimesh e rrezikuar. Gjithashtu akoma nuk kemi një qartësim as deklarim të fuqishëm nga presidenca e re amerikane karshi Kosovës, ndonëse deri më tani nuk i ka munguar përkrahja e këtij vendi të fuqishëm ndaj shtetit të Kosovës, për çka besoj se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse shqiptarët kaherë e kanë pasur partnerin kryesor strategjik SHBA-në”, tha Fetahu. Sipas tij, në tërë këtë pasiguri, po ndikon negativisht sjellja e papërgjegjshme e liderëve politikë në vend.

“Kosova duhet të jetë më e kujdesshme, sepse partnerët tanë politikë e strategjikë nuk kanë kohë gjithmonë të na i dëgjojnë përplasjet tona inatçore të brendshme, por duhet të jemi më të bashkuar dhe më vigjilentë në mbrojtjen dhe ruajtjen e përbashkët të interesit të shtetit”, tha Ilir Fetahu për “Kosova Sot”. Ai thotë se pavarësisht dilemave që mund të hapen në këtë rrafsh, siguria e Kosovës vazhdon të jetë në duar të fuqishme të faktorit me ndikim ndërkombëtar, aleatëve të NATO-s, për çka edhe SHBA-të me kohë ka investuar në bazën më të madhe ushtarake deri më tash në rajon- Bond Still.

Unifikimi i pamundshëm politik

deshifrimi i deklaratës së presidentit të vendit nuk është edhe aq i lehtë, ngase Thaçi nuk shquhet për maturi, seriozitet, sinqeritet, besnikëri, por përkundrazi personaliteti i tij shquhet për dinakëri e lojëra të papastra politike. Sipas Ahmetit, një president si ky, i cili është zgjedhur në masa represioni, shantazhi e kërcënimi nuk mund të unifikojë spektrin politik në Kosovë, edhe kur bën paralajmërime të tilla, ngase personaliteti i tij në kontinuitet ka krijuar polarizime në skenën politike kosovare.

“Nëse mbështetemi në një të kaluar të afërt, Qeveria e Kosovës ka dëshmuar nënshtrim deri në servilizëm karshi shtetit të Serbisë”, theksoi ai. “Duke filluar nga ndërtimi i Luginës së Diellit në Mitrovicën e veriut, Qeveria heshti, ndërtimi i murit në veri, Qeveria heshti, burgosja dhe maltretimi i ishushtarit të UÇK-së, Nehat Thaçi, Qeveria heshti, burgoset kreu i AAK-së me fletë-arrestin e shtetit serb, Qeveria heshti, dhe për një rast kur paralajmërohet hyrja e trenit me ikonografi provokuese, Qeveria respektoi kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, dhe përnjëherë nisi lufta se kush duhet t’i marrë meritat dhe u mundua të manipulohet me opinionin publik, duke u munduar t’i minimizojnë koncesionet në raport me Serbinë. Kjo tregon më shumë se gjithçka për këta njerëz, duke filluar nga pjekuria e tyre politike, sinqeriteti, serioziteti e mbi të gjitha interesat shtetërore e kombëtare”, tha Hidajet Ahmeti.

Mbi këtë bazë ai thotë se tani duhet të merren seriozisht edhe provokimet që vijnë nga shteti serb, e që mund të jenë një paralajmërim i nuhatjes së vonuar të presidentit të vendit. “Mbi të gjitha këto zhvillime politike, nga maltretimet e provokimet në kontuinitet nga shteti serb , Kosovën po e presin ditë të vështira, pikërisht në rastin e Mitrovicës së veriut, ku Serbia po bën përpjekje të aneksojë këtë pjesë të territorit të Kosovës. Por, edhe heshtja e BE-së, si ndërmjetëse e dialogut, nuk është për t’u admiruar dhe vlerësuar, pasi që disi krijohet percepcioni se vetë BE-ja po i ndihmon Serbisë në këto lojëra të rrezikshme politike. Nga të gjitha këto të bën të kuptosh se shteti i Kosovës është i pafuqishëm karshi Serbisë”, tha Ahmeti. “Serbia me të gjitha këto lojëra të ndyta, fyerje ndaj shtetit të Kosovës, provokime në forma të njëpasnjëshme, maltretime po mundohet që nga këto ujëra të turbullta të dalë fituese”, potencoi më tej ai.

Më Shumë

Vjeshtë

Hajdar Mallaku Fletët e zbehta e të përgjumura Kalamenden, e humbin sigurinë, Anohen, hepohen e posht bijnë Në çilimin e vakët që e valëvit era. S'është ky det i...

Tentoi ta dhunonte të dashurën, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person të dyshuar në Prizren. I njëjti dyshohet  për dhunim në tentativë. Sipas raportit policor, i dyshuari...

Lajmet e Fundit