8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Paralajmërohet bllokim i seancës

Kuvendi i Kosovës pritet sërish që sot të përballet me “betejën” e radhës së opozitarëve, të cilët me çfarëdo forme do ta pamundësojnë zhvillimin e punimeve të legjislativit, ku nuk përjashtohet mundësia e përdorimit të gazit lotsjellës dhe përleshjes në mes ligjvënësve.

Spektri politik opozitar që tashmë është bashkuar në një front të përbashkët nuk lëkundet nga qëndrimet e veta, për të bllokuar punën e Kuvendit.

Pavarësisht se janë dhënë sinjale se presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese përmbajtjen e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, një nismë e tillë nuk pritet t’i zmbrapsë opozitën rreth zhbllokimit të punës së Kuvendit.

Opozita thonë se nuk u beson vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sipas këtij blloku, vetëm nëse tërhiqen marrëveshjet e arritura atëherë mund të vazhdojë puna në Kuvend.

Zyrtarë të “Vetëvendosjes” deklarojnë se iniciativa eventuale e presidentes Jahjaga për ta dërguar në Kushtetuese përmbajtjen e marrëveshjes për “Zajednicën”, siç e quajnë nuk do t’i tërheqë nga bllokada e punës së Parlamentit.

“Gjykata Kushtetuese është institucion i kapur nga pushteti. Ne nuk besojmë në kredibilitetin dhe legjitimitetin e këtij institucioni. Pranueshmërinë e lëndëve dhe vendimet e saj, kjo gjykatë i merr në bazë të interesave partiake të partive në pushtet e jo në bazë të Kushtetutës së vendit”, kanë thënë zyrtarë të kësaj partie. /Zëri

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një 50-vjeçar, ishte në kërkim dhe i dënuar për mashtrim

Një 50-vjeçar është arrestuar dje, më 29.03.2026, në Prizren, pasi ka qenë në kërkim dhe ndaj tij ka pasur shtatë udhër-arreste aktive. Sipas njoftimit të...

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës. Kosova është nikoqire e Turqisë...

Lajmet e Fundit