Partive nuk iu konvenon reforma zgjedhore

Hashim Thaç dhe Isa MustafaNga 23 prilli kur edhe është mbajtur takimi i fundit, liderët e partive kryesore në vend nuk janë mbledhur për të vazhduar diskutimet rreth reformës zgjedhore.
Bile, në këtë takim në mënyrë demonstrative ishte larguar përfaqësuesi i AAK-së AvniArifi, pasi kishte vlerësuar se takime të tilla janë të kota, shkruan “Tribuna”. Ky proces pothuajse i dështuar ka ngecur në gjysmë, ndërsa askush nuk flet nëse ai duhet të vazhdojë nga liderët apo do të transferohet në instancë tjetër.

Që nga zgjedhjet e fundit më 2010, është konstatuar se Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje të reja me sistemin e vjetër, i cili ka dalë të ketë qenë i komplikuar dhe si i tillë ka lënë hapësirë për keqpërdorim të votave.

Më Shumë

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

“E kryjtem obligimin qytetar”- Çifti i Prizrenit vjen për të votuar nga Gjermania

Perderisa sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët do të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre, gazetarja e Kanal 10 ka intervistuar...

Lajmet e Fundit