Pas 236 ndeshjesh radhazi, Inaki Willims dëmton ligamentin e kyçit

Periudha e jashtëzakonshme e Inaki Williams për të luajtur 236 ndeshje radhazi në La Liga duket se do të marrë fund pasi ai pësoi një dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës.

Sulmuesi i Athletic Club nuk ka humbur asnjë lojë në ligën e parë për më shumë se gjashtë vjet, duke qenë gjithmonë në formë dhe në dispozicion të skuadrës.

Ai shënoi golin e parë në fitoren 4-0 ndaj Cadiz të hënën, por u detyrua të largohej në minutën e 54-të me një problem në kyçin e këmbës.

Williams nuk ka munguar asnjë ndeshje që nga 10 prilli 2016. Ai theu rekordin e mëparshëm të të vendosur nga Juanan Larranaga, i cili luajti 202 ndeshje radhazi.

Williams ka bërë debutimin e tij si për Spanjën ashtu edhe për ekipin kombëtar bask, por tani ka kaluar me Ganën, vend nga janë prindërit e tij.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit