3.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Pas një mosmarrëveshje për pronë, tre persona kërcënojnë me armë dy vëllezër në Prizren

Dje, rreth orës 18:18, një person në Prizren ka raportuar në Polici se është kanosur me armë zjarri.

Pas mbledhjes së informacioneve të para, Policia ka kuptuar se pas një mosmarrëveshje për pronë, tre të dyshuar kanë kanosur me armë zjarri dy viktima – vëllezër mes vete.

Sipas njoftimit, njërit nga të dyshuarve i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit Zoraki.

Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

“Kanosje”  dhe “ Mbajtja ne pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”

Prizren, 14  Shtator 2022

Me datë 14  Shtator 2022 rreth orës 18:18 ,  nga ana e një personi M/SH/K  është  raportuar  ne polici se i njëjti është kanosur me armë zjarri.

Rastit te raportuar ,ne vendin e ngjarjes ne Lagjen Arbane ne afërsi te pompës se derivateve “ Shell” i përgjigjen njësite patrulluese dhe ato te sektorit te hetimeve  bashke me krim teknikun.

Pas mbledhjes së informatave të para dhe ndërmarrjes se veprimeve hetimore te nevojshme ,është kuptuar se pas një mosmarrëveshje lidhur me prone , tre te dyshuar kane “ Kanosur”  dy  viktimat e rastit ( vëllezër mes veti) .Dyshohej se Kanosja eshte kryer me arme zjarri.

Nga ana e policisë ,njërit prej te dyshuarave i është gjetur ne posedim një arme zjarri  e cila me pas është sekuestruar nga ana e krim teknikut ne cilësinë e dëshmisë materiale ;

– Pistolete Zoraki M 906-T .,Made BY Atak arms Itd., Cal.9 mm P.A.K,me numër serik A3YZR17YS01

 Palët e përfshire ne rast shoqërohen ne Stacion Policor për intervistim dhe ndërmarrjen e veprimeve te duhura ligjore .

Tre te dyshuarit janë intervistuar ne prezence te avokat mbrojtës te caktuar sipas detyrës zyrtare.

Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprat  “ Kanosje”  dhe   “ Mbajtja ne pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve “ 

Me aktvendim me shkrim te Prokurorit te Shtetit ,dy te dyshuareve u eshte shqiptuar masa e ndalimit per 48 ore.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "? ZORAKI M 906-T 2"
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Më Shumë

Lajmet e Fundit