19.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Pas tërmetit, Nepalin e ndihmojnë shumë shtete

Nepali ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të përballur krizën e shkaktuar nga tërmeti i një dite më parë, i cili u mori jetën mbi 1100 personave. Ministri nepalez i Informacionit Minendra Rijal ka deklaruar se dëmet e shkaktuara janë masive dhe situata më emergjente se kurrë, ndaj dhe ka kërkuar ndihmë nga agjencitë ndërkombëtare.

Thirrjes së Nepalit iu përgjigjën të parat Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni njoftoi dërgimin e menjëhershëm të një ekipi emergjencash dhe një shumë prej 1 milion dollarësh përmes USAID-it për të siguruar nevojat më urgjente, raporton gazeta Shekulli.

Edhe Britania e Madhe dhe Franca deklaruan se do të ‘bëjnë gjithçka për të ndihmuar Nepalin’ në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Tërmeti i fuqishëm shkatërroi edhe kullën Dharahara në Katmandu, ku banorët dolën nëpër rrugë, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin kryesor. Rrjetet e telefonisë së lëvizshme kanë dalë nga funksioni.

Ndërkohë, lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Nju Delhi dhe qytete të tjera në veri të Indisë, si dhe në Pakistan, Tibet e Bangladesh ku janë regjistruar edhe viktima, por ende nuk dihet me saktësi se sa.

Edhe India me Pakistanin janë treguar të gatshme të ndihmojë autoritet nepaleze në këtë situatë të vështirë.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Kryeministri Kurti për Asociacionin: Është larg asaj që ka kërkuar Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me ç’rast ka thënë se gjithçka duhet të jetë në...

Lajmet e Fundit