13 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Pasoja të mëdha nga ngërçi politik

EU-kartelaKosova gjatë kësaj periudhe është dashur të përballet më shumë sfida që lidhen me procesin e integrimit evropian, konkretisht çështjet që lidhen me marrëveshjen e stabilizim asocimit dhe shumë procese tjera.

Por, që në mungesë të krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit, të gjitha këto çështje, sipas analistëve politikë, nuk kanë arritur të adresohen.

Analisti Dren Doli thotë për Radion Evropa e Lirë se vonesa e gjatë për krijimin e institucioneve të reja të do t’i sjell Kosovës pengesa të mëdha jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen e afërt, sidomos sa i përket integrimit evropian.

“Konkretisht çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen e stabilizim asocimit dhe një numër të madh të kritereve të paplotësuar nga procesi i liberalizimit të vizave dhe çështjet tjera të rëndësishme për funksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës”, shton Doli.

Mos konstituimi i Kuvendit dhe mos krijimi i Qeverisë së re të Kosovës që ka zgjatur adresimin e shumë sfidave me të cilat përballet vendi, do të reflektohen edhe në raportet ndërkombëtare.

Ndërsa, sipas Leon Malazogut nga Instituti Demokraci për Zhvillim, ngërçi politik mund të thellohet edhe më shumë nëse çështja nuk zgjidhet deri në fund të gushtit.

“Ngërçi mund të thellohet edhe më tutje nëse çështja nuk zgjidhet deri në fund të gushtit dhe ju skadon mandati edhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mund të hyjmë në një situatë kur shumë pak institucione kanë legjitimitet politik”, thotë Malazogu.

Ai shton se liderët politikë duhet të tregohen të pjekur dhe këtë situatë ta tejkalojnë, pasi nëse kjo nuk do të tejkalohet do të jetë një njollë negative për vendin.

“Mund të vijmë serish në një situatë kur bashkësia ndërkombëtare do t’i ulë të gjithë liderët dhe të gjejë një kompromis. Kjo do të ishte një shenjë që Kosova nuk është vend i pjekur”, shton Malazogu

Ngërçi politik i krijuar në Kosova gjatë këtyre dy muajve të fundit nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dren Doli kujton problemet e mëhershme që ka pasur vendi në formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet, por thotë se situatat e tilla ishin tejkaluar më lehtë.

“Unë besoj që partitë politike, përveç besimit të qytetarëve që kanë marrë me votën e tyre, ata kanë përgjegjësi edhe më të madhe në kuptim të adresimit të të gjitha këtyre problemeve që ka Kosova edhe në ruajtjen e stabilitetit politik”, shprehet Doli.

Më Shumë

Xhamia e Sinan Pashës – Trashëgimia e pasur historike e Prizrenit

Xhamia e Sinan Pashës ndodhet në Zonën Historike të qytetit të Prizrenit. Është ndërtuar në vitin 1615 nga ana e Sofi Sinan Pashës – person...

Krimi familjar, mjeku i Emergjencës në Prizren jep detaje për rastin (VIDEO)

Mjeku i Emergjencës në Prizren, Afrim Jahaj, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurave të krimit familjar sot në këtë qytet. Ai tha...

Lajmet e Fundit