Pastrohet ambienti përreth liqenit në Mirushë

“Ekoregjioni” në Malishevë ka organizuar një aksion të madh pastrimi të ambientit përreth liqenit dhe lumit Mirushë. Këtij aksioni i janë përgjigjur edhe zyrtarët komunalë, ndër ta edhe kryetari i Komunës, Ragip Begaj.

Njoftohet se në këtë aksion kanë marrë pjesë mbi 60 punëtorë të “Ekoregjionit” dhe zyrtarë komunalë.

Liqeni në Mirushë është një prej vendeve më të vizituara në Komunën e Malishevës, pas ujëvarave dhe pishinave, por ambienti përreth liqenit është ndotur në masë të madhe gjatë vërshimeve dhe pastrimi i ambientit ka qenë shumë i nevojshëm.

Përgjegjësi i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, Sejdi Paçarizi, ka bërë të ditur se aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që përfundimisht të largohen mbeturinat. Ai ka bërë thirrje për ruajtje të ambientit.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit