10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Pastrohet Prevalla

Kompania “Ekoregjioni” , ka pastruar Prevallën.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, kërkon nga vizitorët që të kujdesen për pastërtin e Prevallës.

Postimi në Facebook

Prevalla është një prej zonave më të frekuentuara dhe më të preferuara të turzmit malor, për shkak të bukurive natyrore dhe ambientit të përshtatshëm për pushim.

Por, bukuritë e saja natyrore kanë mbetur nën hije pas festës së “1 Majit”, për shkak të mbeturinave të shumta të hedhura anembanë nga vizitorë të papërgjegjshëm, të cilët e kishin zgjedhur Prevallën për ta kremtuar këtë festë.

Kompania rajonale e pastrimit “Ekoregjioni” tashmë e ka bërë punën e saj duke e pastruar këtë zonë dhe duke ia kthyer bukurinë Prevallës, por megjithatë problemi vazhdon të qëndrojë, për shkak të mungesës së vetëdijësimit qytetar për ruajtjen e ambientit dhe për këtë na duhet një angazhim i përbashkët që ta përmirësojmë këtë gjendje.

Më Shumë

Spitali Rajonal i Prizrenit pajiset me aparat të ri, donacion nga Komuna

Spitali Rajonal i Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” është pajisur me një aparat të ri mjekësor “Ergometri”, donacion nga Komuna e Prizrenit, me qëllim...

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit