2.1 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Në deklarimin e pasurisë në AKK, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka deklaruar se ajo mban vetëm pozitën e gjyqtares, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Si të hyra vjetore, Emra ka deklaruar gjithsej 21,927.28 euro, ku si gjyqtare, Emra  ka deklaruar se gjatë vitit 2021 ka pranuar 21,727.28 euro si dhe 200.00 euro ka pranuar dhuratë për pushim nga djali i saj, Uliks Emra. Si para të gatshme, Emra ka deklaruar se ka 3,402.17 euro.

Sa i përket paluajtshmërive, Emra e ka deklaruar një banesë 71.04 m2, në vlerë prej 37,000.00 euro, të cilën e ka blerë në vitin 2021 dhe paluajtshmëri-1/2 e sipërfaqes-86.93 ari në vlerë 60,000.00 euro të cilën e ka trashëguar nga viti 2007.

Emra ka deklaruar se posedon një veturë në vlerë prej 6,000 euro, të cilën e ka blerë në vitin 2019.

Në deklarimin e pasurisë, si detyrim financiar Emra ka deklaruar 431.91 euro për “Star Kartelë”, 23,000.00 euro kredi për blerjen e banesës ku borxhi i mbetur ka thënë se është 14,722.36 si dhe djalit të saj ka deklaruar se i ka borxh 4,000.00 euro.

Kryetarja Emra gjithashtu ka deklaruar edhe pasurinë e bashkëshortit të saj. Si të hyra vjetore për vitin 2021, për të njëjtin, kryetarja Emra ka deklaruar gjithsej 8,346.20 euro dhe 5,711.25 dollarë, ku 530.00 euro sipas saj, ai i ka pranuar si pagesa për trajnim nga Akademia e Drejtësisë, 100.00 euro dhuratë për ditëlindje nga djali i tyre, Uliks Emra, 2,328.50 euro tërheqje nga Trusti, 5,711.25 dollarë nga pensioni i UNMIK-ut dhe 5,387.70 pension nga buxheti i Kosovës.

Si pasuri të paluajtshme të bashkëshortit të saj, Emra ka deklaruar një banesë 95 mnë vlerë 70,000.00 euro të blerë në vitin 1985, ndërsa si pasuri të luajtshme ajo ka deklaruar një veturë në vlerë 11,000.00 euro.

Kryetarja Emra për bashkëshortin e saj ka deklaruar se në institucionet financiare ka 5,711.25 dollarë dhe 6,164.00 euro para të gatshme, e këto të fundit ka thënë se janë nga pensioni.

Lidhur me këto shuma, në fund Emra ka sqaruar se bashkëshorti i saj gjatë vitit 2021 ka pasur tre xhirollogari aktive, një të Trustit, një pensionit dhe një të rrogës. Duke pasur parasysh se trusti është shpenzuar dhe nuk ka pagesë të rrogave atëherë mjetet të mbetura nga këto llogari janë bartur në xhirollogari të pensionit dhe tani vetëm kjo xhirollogari është aktive.

Ajo gjithashtu ka deklaruar edhe 631.09 euro para të gatshme të fëmijëve të saj të mbajtura në institucione financiare.

Në fund, Emra ka sqaruar se tek noteri ka vërtetuar kontratën për blerje të banesës nga AL TRADE, e cila gjendet ne Fushë Kosovë dhe se kjo banesë është evidentuar në emër të saj dhe bashkëshortit të saj si bashkëpronësi. Por, te paluajtshmëritë janë të evidentuara dy banesa, njëra në emër të saj dhe tjetra në emër të bashkëshortit të saj. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së...

Sonte dueli i madh, Fury – Usyk

Sonte është një duel i zjarrtë për ardhuruesit e boksit. Tyson Fury  do të përballet me Oleksandr Usyk rreth orës 23:00. Ukrainasi është kampion i...

Lajmet e Fundit