17.5 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

PDK-ja e don me çdo kusht rektor të UPZ-së, Kadri Kryeziun

Kadri KryeziuKa kaluar një muaj që prej se është mbyllur konkursi për rektor të UPZ-së, Këshillit Drejtues ende s’ka arritur që të zgjedh rektorin e ri. Preferenca e drejtuesve të PDK-së, që me çdo kusht ta emërojnë Kadri Kryeziun si rektor të UPZ-së, duket se ka bllokuar gjithçka.

Një burim i Gazetës Blic i afërt me procesin e përzgjedhjes së rektorit të ri të UPZ-së, i ka thënë Gazetës Blic se udhëheqësit e PDK-së po e duan me çdo kush Kadri Kryeziun për rektor të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Sipas këtij burimi, Këshilli Drejtues i është drejtuar edhe me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, vetëm e vetëm që të gjejnë hapësirë ligjore, për ta zgjedhur Kryeziun për rektor.

Këshilli Drejtues edhe një kërkesë në MASHT
Se Këshilli Drejtues i UPZ-së i është drejtuar sërish Ministrisë së Arsimit për cështjen e zgjedhjes së rektorit, e ka konfirmuar për Gazetën Blic edhe kryetari i këtij këshilli, Abdulla Aliu.

Ai i ka thënë Gazetës Blic se sërish i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke kërkuar sqarime shtesë se përse nuk u lejohet profesorëve me thirrjet “Profesor Asistent” të zgjedhen rektor. “Edhe më herët i kemi dërguar një kërkesë Ministrisë së Arsimit se përse nuk u lejohet profesorëve me thirrjet akademike “Profesor Asistent” të zgjedhet rektor i UP-zë. Herën e parë Ministria e Arsimit na ka kthyer përgjigje negative, se duhet të respektohet statuti i UPZ-së. Mirëpo, kësaj here kërkesa është më e detajizuar, për dallim nga hera e parë kur kërkesa ka qenë shumë e përgjithësuar. Jemi në pritje të përgjigjes nga MASH-ti”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Sipas tij, javën tjetër me gjasë do të marrin përgjigje nga ana e MASHT-it. Sipas Aliut, në rast se MASH-ti thotë se duhet të respektohet Statuti, pra që për rektor kanë të drejtë vetëm ata profesorë me thirrjet “Profesor ordinar” dhe “profesor i asocuar”, atëherë ne do të procedojmë tutje, sepse i kemi në garë tre kandidatë që e kanë këtë thirrje.

Megjithatë, Aliu nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe të anulohet konkursi.
I pyetur se a po insistohet që përmes ndryshimit këtyre kërkesave t’i mundësohet që Kadri Kryeziu të zgjedhety rektor, Aliu ka thënë se nuk flet me emra të veçantë.
“Në UP lejohet që rektor të zgjedhet edhe kandidati me thirrjet profesor asistent. Këtë po e kërkojme edhe ne, në mënyrë që të jetë një garë me cilësore, e jo vetëm me tre kandidatë”, ka thënë ai.
Sërish përgjigje negative?!

Në anën tjetër, një burim brenda Ministrisë së Arsimit i ka thënë Gazetës Blic se kjo kërkesë ende nuk është shqyrtuar, por me gjasë do të marrë përgjigje negative, për faktin se nëse lejohet një gjë e tillë do të ishte kundërligjore. “Pranimi i kësaj kërkese do të ishte në kundërshtim me statutin e UPZ-së”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, para disa ditësh, kur Këshilli Drejtues i ishte drejtuar me kërkesën e parë MASHT-it, këshilltari i ministrit Buja, Arbër Morina i kishte thënë Gazetës Blic se vetëm Kuvendi i Kosovës mund ta ndryshoj statutin, prandaj ai kishte kërkuar që të respektohen procedurat.
“Statutin e ka miratuar Kuvendi dhe vetëm Kuvendi mund ta ndryshoj atë, natyrisht me iniciativë të Ministrisë së Arsimit”, kishte thënë ai. Ai kishte mohuar se ka interferim të politikës në zgjedhjen e rektorit të ri.

Problemet që i ka Kadri Kryeziu me statutin e UPZ-së, e kanë favorizuar shumë kandidatin tjetër, Ramë Vataj, i cili ka qenë deputet i PDK-së në legjislaturën e kaluar, por që më 8 qershor dështoi të marrë votat e mjaftueshme.

Një burim i Gaztës Blic brenda UPZ-së, ka thënë se Vataj edhe pse është nga PDK, tani për tani nuk ka edhe shumë mbështetje nga udhëheqësit e partisë në pushtet që të marrë postin e të parit të UPZ-së.
Pos Kadri Kryeziut e Ramë Vataj, në garë për të parin e UPZ-së janë edhe: Lirak Karjagdiu, Isuf Musliu, Gani Gjini, Florije Govori-Fejzullahu, Fahredin Shabani dhe Nagip Skenderi, i cili një kohë ishte edhe sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme. /Gazeta Blic

Më Shumë

Albin Kurti e lut Lumir Abdixhikun për koalicion

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar sërish letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Ai, përmes letrës së siguruar nga Klan Kosova, e lut...

Dragashi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për dorëzimin e gjobave të komunikacionit përmes postës

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti sot në takim drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Faton Alija, dhe komandantin e...

Lajmet e Fundit