20.5 C
Prizren
E shtunë, 31 Maj, 2025

PDK-ja ia gjuan topin Mustafës

Tërheqja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës i ka gjetur krejtë- sisht të papërgatitur PDK-në e Kadri Veselit dhe LDK-në e Isa Mustafës. Tanimë është vënë në pikëpyetje edhe plani për riformatimin e kabinetit qeveritar, i paralajmëruar ditë më parë nga krerët e këtyre dy partive politike, derisa nuk ka asnjë formulë dalëse nga kriza që mund të thellohet me paralajmërimin e Listës Serbe për largim edhe nga Kuvendi i Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati tha për “Kosova Sot” se pas këtij vendimit të Listës , Kryesia e partisë nuk është mbledhur për ta diskutuar situatën, ndërsa në anën tjetër kjo parti është në kulmin e përgatitjeve të shënimit të përvjetorit të 17-të të themelimit të saj. “Pyeteni Isa Mustafën për këto punë, ai është kryeministër. Tash ne si PDK nuk kemi asgjë konkrete, sot e kemi përvjetorin e themelimit të partisë dhe nuk jemi duke u marrë me këtë çështje’, tha Musmurati për “Kosova Sot”

Partia e kryeministrit pa qëndrim Kjo situatë e ka lënë pa tekst edhe LDKnë. Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova i tha Gazetës se akoma nuk ka ndonjë përgjigje adekuate për këtë situatë të krijuar, sepse as në Kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar kjo gjendje e krijuar.

“Tash për tash nuk kam ndonjë përgjigje për të dhënë, ne me siguri që do të mblidhemi si parti dhe do të shohim se çka mund të bëjmë, prandaj tash për tash nuk kam asnjë koment”, tha Haki Rugova për “Kosova Sot”. Koalicioni PDK- LDK, edhe po të tentojë, nuk do të mund të marrë me vete për kooptim në Qeveri dy subjektet politike opozitare AAK-në dhe Nisma-n, sado që në qëndrimet e tyre të fundit kanë reflektuar më pozitivisht në raport me zhvillimet në Kuvend.

Deputeti i subjektit politik NISMA për Kosovën, Zafir Berisha tha për “Kosova Sot” se tanimë këto dy subjekte politike nuk janë aspak të interesuara që të bëhen pjesë e zgjidhjes së krizës në të cilën mund të futet koalicioni PDK- LDK për shkak të Listës Serbe, dhe nuk do të bëhen pjesë e kësaj Qeverie edhe në rast se marrin ftesë për t’u bërë pjesë e riformatimit.

“Kjo formulë nuk mund të ndodhë në asnjë mënyrë. AAK-ja dhe Nisma, si partnerë politikë, jemi duke u përgatitur që të jemi në pushtet vetëm pasi të mbahen zgjedhjet e reja. Ndryshe nuk ka çmim i cili mund të na detyrojë që të bëhemi pjesë e vazhdimit të jetës së kësaj garniture qeveritare, e cila deri më tash e ka devalvuar dhe e ka degraduar skajshmërisht shtetin”, është shprehur ai.

Opozita e sheh zgjidhjen te zgjedhjet e reja Sipas Berishës, “përfshirjen eventuale në një qeverisje të përbashkët me PDK-në dhe LDK-në as në ëndërr nuk mund ta paramendojmë që të ndodhë e lëre më të bëhet ndonjë realitet dhe në rast se kjo bëhet kërkesë eventuale zyrtare pas kësaj situate të krijuar me Listën Serbe’. Ai tha se dalja e Listës nga koalicioni, fillimisht me ngritje të pjesëmarrjes në institucione, nuk mund të prodhojë krizë serioze për vendimmarrje me numra në Kuvend, sepse edhe deri tash ky subjekt politik, me qëndrimet e veta nuk ka pasur qasje pozitive për asnjë vendim që ka qenë në favor të shtetit të Kosovës. “Ky grupim politik minoritar vazhdimisht ka artikuluar politikën zyrtare të Beogradit në institucionet e shtetit të Kosovës”, theksoi ai. Sidoqoftë, Berisha e sheh rrugëdaljen e stabilitetit të shtetit vetëm në zgjedhjet e reja dhe jo me rikompozim të ri politik dhe riformatim në kompensim të votave të munguara në vijim nga Lista Serbe. Të pamundur e shohin mbijetesën me përpjekje për riformatim, me përfshirje eventuale të opozitës edhe analistët politikë. Sipas tyre, zgjedhjet janë zgjidhje e vetme dhe ato duhet të mbahen jo më larg se në pranverën e ardhshme..

Më Shumë

Komuna e Rahovecit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, përmes Drejtorit Rajonal të...

Prizreni hap thirrje për ndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet minoritare në nevojë

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Prizrenit ka hapur thirrjen publike për ndarjen e subvencioneve dhe transfereve për persona fizikë, me...

Dy kunata

Lajmet e Fundit