PDK-ja në Malishevë: Drejtoria e Arsimit po shkel ligjet

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) në Malishevë ka drejtuar kritika për Drejtorinë e Arsimit se është duke bërë shkelje të ligjit dhe të rregulloreve mbi arsimin në Kosovë lidhur me shpalljen e konkursit me nr. 11/411 të datës 21.07.2016.

“Në bazë të informacioneve dhe gjetjeve në terren, grupi punues për arsim i PDK-së ka konstatuar gjendjen faktike, e cila fare nuk përputhet me kushtet e parapara me konkurs. Kjo gjendje është pothuajse në të gjitha shkollat fillore, si edhe në tri shkollat e mesme. Prandaj, duke qenë të bindur se arsimi është një e mirë gjithëkombëtare, jemi të shqetësuar me degradimin që po u bëhet shkollave në Komunën e Malishevës, e cila ndikon drejtpërdrejt në uljen e cilësisë në arsim”, është thënë në komunikatën e PDK-së në Malishevë.

Kjo degë e PDK-së ka kërkuar nga MAShT-i dhe zyra rajonale për arsim të ndërhyjë në konkursin e fundit dhe të bëjë presion në Drejtorinë e Arsimit në Malishevë që t’i shpallin vendet e punës. Grupi punues për arsim i PDK-së në Malishevë ka bërë me dije se do t’i publikojë në detaje shkeljet e këtij konkursi, nga i cili janë ruajtur vendet e punës në bazë të përcaktimit partiak.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit