24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

PDK-ja në Prizren: Nezir Çoçaj ishte luftëtar i dalluar i UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren i ka dalë në mbrojtje kandidatit për deputet, Nezir Çoçajt, i cili është ftuar nga Gjykata Speciale.

“Nezir Çoçaj, dje në luftë ishte luftëtar i dalluar i UÇK-së, pas luftës u angazhua në forcimin e shtetit, në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren.

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

Komunikata e PDK-sw 

Si e gjithë UÇK-ja që është në shënjestër të orkestrimeve, këto ditë po sfidohet edhe PDK-ja, përkatësisht kandidati i kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Andaj, mbështetur në situatën, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren mbështet fuqimisht kandidatin e saj z. Nezir Çoçaj në këto ditë, kur po tentohet që të njolloset figura e tij. Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren fuqishëm e mbështet kandidatin e saj Nezir Çoçaj.

Nezir Çoçaj, dje në luftë ishte luftëtar i dalluar i UÇK-së, pas luftës u angazhua në forcimin e shtetit, në institucionet e Republikës së Kosovës, duke e fituar dy herë besimin e popullit për deputet në Parlamentin e Kosovës. Dhe shpresojmë se edhe këtë herë do ta fitojë besimin e popullit për të qenë në vijën e parë për ta mbrojtur në mënyrë institucionale luftën e drejtë të UÇK-së dhe vlerat e luftës në përgjithësi.

Nezir Çoçaj, duke qenë për shumë vite udhëheqës i Institutit Pedagogjik të Kosovës, ka kontribuar shumë në fushën e arsimit, meqë edhe synimi i tij është për një arsimim të shëndoshë dhe gjithëpërfshirës.

Ai ka ndihmuar shumë në jetësimin e kurikulës së re të arsimit, duke qenë pjesë aktive e hartimit të kësaj kurikule me standarde evropiane.

Sfidat për te dhe për PDK-në, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë asnjëherë pengesë për zbatimin e amanetit të dëshmorëve dhe heronjve te Kosovës, sepse siç ka theksuar edhe vet Nezir Çoçaj : “Posti im më i lartë që kam pasur në jetë ka qenë ai posti i SHENJTË – USHTAR i UÇK-së” – andaj edhe këtë sfidë do ta përballojë PDK-ja, duke dalë faqebardhë dhe duke e dëshmuar fuqishëm pafajësinë e UÇK-së.

 

Më Shumë

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Dragashi ndan 150 mijë euro për 21 organizata kulturore, rinore dhe sportive

Komuna e Dragashit ka ndarë rreth 150 mijë euro për të mbështetur 21 organizata joqeveritare dhe klube sportive që do të realizojnë projekte në...

Lajmet e Fundit