10.8 C
Prizren
E martë, 3 Tetor, 2023

PDK në Prizren kërkon rinumërim të votave

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, kërkon rinumërimin e të gjitha votave në Prizren, duke thënë se pas numërimit të votave me kusht triumfues i zgjedhjeve është Partia Demokratike.

“PDK në Prizren fton organet kompetente që të hapin të gjitha kutitë dhe të rinumërohen votat në Prizren, për hir të transparencës para qytetarëve dhe mediave, meqë është e vetmja formë e cila qetëson të gjithë ata demokratë dhe demokrate të Prizrenit, ku çdo votë e tyre është e shenjtë dhe garantuesja e vetme e stabilitetit të jetës normale në qytetin e Prizrenit”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.

“Kërkesa jonë është që të rinumërohen votat e të gjithë qytetarëve, duke qenë ky një mekanizëm për të paraqitur vullnetin e të gjithë qytetarëve të Prizrenit e jo të mbizotërojë mashtrimi dhe deformimi i vullnetit të popullit nga LVV-ja. Vetëm rinumërimi do ta tregonte shprehjen e vullnetit të qytetarëve të Prizrenit dhe do t’a legjitimonte kryetarin e ardhshëm të Prizrenit”.

Afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 924 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe...

Lulzim Basha: Vuçiq është kokë e këmbë brenda skenarit të sulmit terrorist në Banjskë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar sulmin terrorist në Kosovës javën e kaluar. Ai ka thënë se presidenti serb është kokë e këmbë brenda...

Lajmet e Fundit