7.7 C
Prizren
E enjte, 3 Dhjetor, 2020

PDK në Prizren me pako emergjente ekonomike, i kërkon VV-së dhe partive tjera ta votojnë

Partia Demokratike e Kosovcs në Prizren, me qëllim të menaxhimit më të mirë të situatës me pandeminë në këtë komunë, ka dalë me propozim konrekt që në buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021, të planifikohet një pako ekonomike emergjente në shumë prej 5 milionë euro.

Përmes kësaj pako, PDK kërkon që të ndihmohen të vetëpunësuarit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe biznesin në përgjithësi, të cilët janë dëmtuar nga efektet negative të pandemisë të shkaktuara nga Virusi Covid-19, në Komunën e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit ka pasur probleme të shumta menaxheriale gjatë pandemisë, ku grupe të ndryshme të qytetarëve, vecanërisht ata të sektorit privat, kanë mbetur pa kurrfarë përkrahje ekonomike.

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka propozuar tetë pika përmes së cilave grupet më të goditura gjatë këtyre muajve do të ndihmoheshin jashtëzakonisht shumë me këtë fond.

Fondet e propozuara në pakon ekonomike emergjente janë: 1. 400.000 € nga pozicioni i subvencioneve, për biznesin e sektorit privat, të cilat do të ndahen në formë të grandeve, ku do të mbulohen shpenzimet operative për bizneset që kanë pasur probleme rreth funksionimit të rregullt gjatë pandemisë (mbulimi i shpenzimeve operative: qiratë, pagesat për punetorët etj.

2. 500.000 € nga pozicioni i kapitaleve për ta ndihmuar sektorin e prodhimtarisë me pajisje teknike me qëllim të funksionimit normal të tyre. 3. 300.000 € nga pozicioni i subvencioneve për sektorin e bujqësisë, të cilat do të ndahen në formë të grandeve për fermerët e komunës së Prizrenit. 4. 500.000 € nga pozicioni i kapitaleve për t’i ndihmuar fermerët e komunës së Prizrenit me pajisje teknike për zhvillimin e bujqësisë dhe funksionimin e këtij sektori.

5. 1 milion € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve për pako ushqimore dhe higjienike për familjet të cilat nuk kanë asnjë të punësuar, për familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, për 6 muajt e parë të vitit 2021.

6. 1 milion € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve për t’i furnizuar objektet e mjekësisë familjare me barna dhe pajisje të nevojshme për stafin shëndetësor, si dhe përmes ketij fondi të sigurohen 1 milion maska dhe pako higjienike për nxënësit dhe personelin arsimor në shkolla, por edhe për qytetarët e komunës së Prizrenit. 7. 550.000 € për ta perkrahur kulturën, rininë dhe sportin; ansamblet kulturore, teatrot, organizatat kulturore, skenën e pavarur të kulturës, klubet sportive, me theks të veçantë KF ‘Liria’ dhe KB ‘Bashkimi’, si dhe organizatat dhe keshillat e të rinjve të Komunës së Prizrenit.

Nga ky fond, 250.000 euro ndahen nga pozicioni i subvencioneve për ndihmë direkte me mjete financiare, kurse 300.000 euro nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve, të cilat do të përdorën për rekuizita sportive, kulturore e rinore.

8. 750.000 € nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve, për t’i furnizuar me pako higjienike dhe material për ngrohje gjatë dimrit për institucionet dhe shoqatat që merren me shërbime dhe përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuara, si dhe familjet që janë me asistencë sociale, pra familjet me kushte të rënda ekonomike.

- Advertisement -

Më Shumë

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 126 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Regjional të Prizrenit deri në këto momente të hospitalizuar janë 152 pacientë, ku prej tyre pozitiv me Covid-19 janë 126 pacientë, ndërsa...

Dy të vdekur nga COVID-19 në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç),...

Dueli i shumë pritur mes Mike Tyson dhe Roy Jones Jr – mësoni detajet e super meçit

Mike Tyson dhe Roy Jones Jr. sonte do të rikthehen në ring, për t’i shfaqur edhe një herë cilësitë e tyre para fansave ehe...

Këta janë lojtarët e rinj më të shtrenjtë në botë

Mediumi i njohur gjerman, Transfermarkt, ka bërë publike listën e 18 vjeçarëve më të shtrenjtë në botën e futbollit. Pësoi një dëmtim të rëndë që do...

Varroset legjenda Maradona

Një nga futbollistët më të njohur në histori, Diego Armando Maradona, është varrosur të enjten në Argjentinë. Vdekja e Maradonës të mërkurën, në moshën 60-vjeçare...

Pamje: Mike Tyson dhe Roy Jones ndahen baras në meçin e shumëpritur

Mike Tyson ka thënë se do shkojë edhe më larg dhe do të bëjë edhe më shumë në ringun e boksit, pasi rikthimi i...

Paralajmërohet një tjetër shtatore buzë kalasë së Prizrenit

Shoqata 'Trojet e Arbrit' ka bërë të ditur se pas ndërtimit të shtatores në Prizren, pritet të ndërtojë një tjetër shtatore buzë Kalasë së...

Ministri Quni dhe gjeneral Rama bënë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz

Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes publike të UÇK-së, ministri i...

Fahri Musliu: Skënderbeu dhe Adem Jashari u poshtëruan në Prizren

Veterani i gazetarisë, Fahri Musliu ka kritikuar skulpturën e shtatores së Skënderbeut dhe Adem Jasharit që u zbuluan dje në Prizren. Sipas tij, dy figurat...

Zbulohet shtatorja e Skënderbeut në Prizren

Në Prizren është zbuluar shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, e që lidhet me datën e daljes...

Revoltohen tifozët, e fusin drejtorin e stadiumit në kontenjer dhe e shëtisnin rrugëve të qytetit

Tifozët e skuadrës ukrainase të Desna kishin marrë punët në duart e tyre, duke vendosur që vetë ti qerojnë hesapet me drejtorin e stadiumit...

Eqrem Kryeziu: Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët

Ish-nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu, ka kritikuar kryetarin Isa Mustafa për humbjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë. “Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët,...

Joe Biden rrit numrin e votave aty ku Trump kërkoi rinumërimin e tyre

Një rinumërim në qarkun më të madh të Wisconsin, i kërkuar nga ekipi i fushatës zgjedhore të presidentit Donald Trump përfundoi të premten me...

156 biznese përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, në...

Kriza me pandeminë, edhe 182 milionë euro për bizneset

Mbi 182 milionë euro ka paraparë Qeveria e Kosovës në Projektbuxhetin për vitin 2021, në Programin për rimëkëmbje ekonomike, që ka për qëllim përkrahjen...

“Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë”

Ismail Qemali (tuke mbajtur fjalën e rastit) Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të...

Lajmet e Fundit

Protesta para Apelit: Tasiq ma ka djegë babën, ju ia ulni dënimin

Familjarët nga Krusha e Vogël dhe e Madhe me fotografitë në dorë të familjarëve të vrarë të enjten kanë shkuar në kryeqytet pranë Gjykatës...

LDK-ja në Prizren njofton për vdekjen e aktivistit të saj

Ka ndërruar jetë aktivisti i LDK-së, Shaban Bobaj, lajmin e ka bërë të ditur dega e kësaj partie në Prizren. “Ikja e tij eshte humbje...

“Do ta kallim këtë gjykatë” – Kryetari i Apelit përplaset me protestuesit nga Krusha

Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël po protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë duke shprehur revoltën e tyre për uljen e...

Neymar: Dua të luaj me Messin në vitin tjetër

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka deklaruar se dëshiron që sërish të luajë bashkë me Leo Messin në vitin tjetër. Neymari e Messi ishte bashkëlojtarë...

Sevilla futet në garë për Shaqirin

Skuadra nga La Liga, Sevilla është futur në garë për Xherdan Shaqirin, kanë njoftuar të enjten mediumet spanjolle. Bëhet e ditur se Sevilla tashmë ka...