PDK në Prizren nuk komenton paralajmërimin e Haskukës, për ngritje të padisë

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren nuk ka komentuar paralajmërimin e kryetarit të ri të Prizrenit, Mytaher Haskuka, për ngritjen e padisë ndaj Kujtim Gashit dhe Blerand Stavilecit.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi ka thënë se viedo që është publikuar nga Gashi e Stavileci, është vlerësuar se paraqet shkelje zgjedhore.

“Prandaj, e kemi publikuar”, ka thënë Krasniqi për RTV Besa, transmeton “PrizrenPress”.

Kryetari i zgjedhur i Prizrenit, Mytaher Haskuka, dje e ka quajtur qesharake akuzën e Partisë Demokratike të Kosovës se Vetëvendosje ka bërë keqpërdorime në Prizren.Për videon e publikuar nga PDK-ja ku disa persona vërehen tek bartin kutit e votimit në një qendër në Prizren dhe me të cilën kjo parti thotë se dëshmon keqpërdorimet, Haskuka ka thënë se aty shihet procesi normal i bartjes së votave nga komisionerët, por ka shtuar se është shkelje ligji fakti që një parti politike i ka këto pamje.

“Gjatë gjithë procesit nuk ka pasur asnjë vërejtje nga komisionerët. Videoja është marrë dhe është prerë ashtu siç ka dashur dikush. Kjo është shkelje e ligjit pasi personat privatë nuk do të duhej ta kishin këto video. Por, PDK-ja mundohet të shpifë dhe të dezinformojë opinionin me servilët e tyre që punojnë për ta”.

Prandaj, Haskuka ka njoftuar se për disa zyrtarë të PDK-së edhe do të procedojnë kallëzime penale.

“Ne do të paraqesim kallëzim penal për shpifje për Blerand Stavilecin dhe Kujtim Gashin”.

Ndërkaq, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi ka thënë se subjekti i tij politik i beson organeve të drejtësisë.

“I takon drejtësisë që të vlerësojë këtë video”, ka thënë Krasniqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit