Librat për Skënderbeun, ndër më të rrallët në Bibliotekën e Kongresit

Në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, ruhen disa libra të rrallë për Skënderbeun. Grant Harris, drejtor i Sektorit të Evropës, i tha Zërit të Amerikës se këta libra janë ndër më të rrallët në fondin e Bibliotekës. Dy prej librave u ekspozuan në Uashington me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Grant Harris thotë se sigurisht ka shumë libra për historinë e Skënderbeut të botuar në vitet 1500 dhe 1600 dhe një nga librat e paraqitur këtu është mjaft i rrallë, i vitit 1596.

Skënderbeu u bë një legjendë e vërtetë në Evropën Perëndimore, prandaj për të u botuan aq shumë libra. Për mbrojtjen e Evropës nga turqit, ai njihet si udhëheqës ushtarak i jashtëzakonshëm.

Libri, shpjegon zoti Harris, është përkthyer nga varianti frengjisht. Në bibliotekën tonë e kemi edhe botimin origjinal. Por ka një shtesë që nuk është në variantin frengjisht. Është fjala për një sonet të Edmund Spencerit, janë gjithsej 14 vargje me lavdërime për bëmat e Skënderbeut.

Zoti Harris paraqet një libër tjetër që është edhe më i vjetër; është i botuar në vitin 1541 nga shtëpia Aldus. Sigurisht, është i shkruar në latinisht, thotë ai. Libri, shpjegon Harris, përmban informacione nga dy autorë, të cilët pothuajse me siguri i bazojnë të dhënat e tyre te ato që ka shkruar Marin Barleti.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit