14.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

PDK në Suharekë do të përkrahë kandidatin e LDK-së për kryesues të Kuvendit

Konsolidimi i asamblesë së re në Suharekë si duket do të ketë ndryshime të shumta prej kur është diskutuar në qarqe të ndryshme politike se si do të qeveriset në Suharekë.

Është menduar të ketë një koalicion mes AAK-së dhe PDK-së, por në orët e fundit ky tentim-koalicion është lëkunduar.

Sipas asaj që ka marrë vesh TherandaPost ka qenë kërkesa e PDK-së për një drejtori më shumë që ka prishur gjërat, teksa AAK ka qenë e vendosur t’i japë dy drejtori dhe kryesuesin e Asamblesë Komunale.

Por, mungesa e një marrëveshje me shkrim si duket po bëhet ogurzi në bashkëqeverisjen mes AAK-së dhe PDK-së.

Megjithatë, brenda kësaj kohe PDK, e cila nuk ka dalur mirë në zgjedhje për kryetar në Suharekë, ka komunikuar me LDK-në, së cilës i ka ofruar mbështetje për zgjedhjen e kryesuesit nga ana e tyre.

Kryesuesi nga ana e LDK-së pritet të jetë Ardian Shala, një nga kandidatët më të pëlqyer nga të rinjtë e LDK-së në Suharekë.

Këto janë informacionet e fundit të cilat janë duke qarkulluar në lidhje me politikën lokale.

Më Shumë

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Kastrati shtroi iftarin tradicional në Malishevë

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizoi iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë aktivitet morën pjesë...

Lajmet e Fundit