8.3 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka mposhtur kampionin në fuqi, Golden Eagle Yllin me rezultat 82:78, në derbin e xhiros së shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i ndeshjes ishte më i mirë për Pejën, të cilët e fituan me rezultat 20:13, por në të dytin mysafirët nga Theranda u rikthyen, duke e fituar me shifrat 20:11, ku rezultati 20 minutash ishte 31:33 në favor të Yllit.

Çereku i tretë ishte në favor të pejanëve të cilët e fituan me shifrat 30:21, kurse në të katërtin triumfuan mysafirët 24:21, për rezultatin përfundimtar 82:78.

Me këtë triumf, Peja ngjitet në vendin e parë në tabelë me 13 pikë, duke regjistruar fitoren e gjashtë në këtë edicion, ndërsa Ylli ka pësuar humbjen e katërt, krahas tri fitoreve, të cilët gjenden në vendin e pestë me 10 pikë.

Kapiteni i Pejës, Dardan Berisha ishte më i dalluari duke e përfunduar ndeshjen me 23 pikë të shënuara, ndërsa me lojë të mirë u veçua edhe Stephen Maxwell që shtoi 19 pikë.

Ndërsa te Ylli më efikasi ishte Mikaile Tmushiq me 22 pikë të shënuara, pastaj Cameron Williams me 20 dhe Erjon Kastrati me 17 pikë.

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit