6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Peja triumfon në derbin verdhezi

Peja ka triumfuar në derbin e javës së 24-të, duke mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 78:95 (18:24, 17:28, 21:22, 22:21).

Pas epërsisë së mysafirëve prej gjashtë pikësh, çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, por në fund gjashtë pikë radhazi nga pejanët bën që kjo pjesë të përfundojë 18:24. Pejanët vazhduan me lojë të mirë dhe bindëse në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë edhe më shumë, që shkoi deri në 19 pikë, ndërsa në pushim shkuan me shifrat 35:52.

Në pjesën e dytë vendasit tentuan rikthimin, por pejanët nuk e lejuan një gjë të tillë dhe triumfuan 78:95.

Wesley Washpun dhe Henrik Sirko shënuan nga 15 pikë për therandasit, kurse te mysafirët u dalluan Arian Qollaku me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Brad Waldow me 13 pikë e 11 kërcime.

Të dy skuadrat kanë nga 17 fitore e shtatë humbje.

Më Shumë

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të...

Lajmet e Fundit