Përleshje mes dy pasagjerëve brenda një aeroplani në SHBA, babai akuzonte të riun për konfrontim agresiv ndaj familjes së tij

Ky është momenti kur një baba sulmon një pasagjer para syve të fëmijëve të tij, derisa ishin brenda një aeroplani të aviokompanisë Southwest Airlines në SHBA.

Konfrontimi fizik ndodhi mes një burri dhe një personi më të ri në moshë, derisa të tjerët që ishin brenda në aeroplanin po tentonin t’i ndanin dhe ta qetësonin situatën, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje ndodhi vetëm një ditë pasi në një aeroplan tjetër amerikan, një 33-vjeçar tentoi të hap dritaren dhe kërcënonte të vriste të gjithë.

E rasti i babait dhe të riut që u kacafytën ndodhi derisa po udhëtonin nga Dallasi për në Phoenix, ndërkaq pamjet janë bërë virale.

Burri që ishte me gruan dhe fëmijët, akuzonte të riun për konfrontim agresiv me familjen e tij – pavarësisht se në videon e publikuar më poshtë nuk shihet se ai bën diçka të gabuar.

Në anën tjetër, policia në Dallas ka konfirmuar se i ishte përgjigjur thirrje pas incidentit, por deri më tani nuk është arrestuar askush. /Telegrafi/

Më Shumë

Hoti shkruan për Marrëveshjen Uashingtonit, e thumbon Osmanin: VV-ja dhe ata që i shkonin pas e vlerësuan të dëmshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se ajo parashihte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës. Duke folur për këtë...

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Lajmet e Fundit