1.7 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Peja vazhdon me fitore, triumfon kundër Bashkimit

Peja ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në elitë, duke mundur kësaj radhe, Bashkimin me rezultat 95:79 (33:14, 14:25, 25:25, 23:15), sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën furishëm çerekun e parë duke ngritur epërsinë dhe e fituan bindshëm këtë pjesë 33:14. Por, prizrenasit u rikthyen në periudhën e dytë për të ngushtuar shifrat në 47:39, sa përfundoi pjesa e parë e kësaj përballje.

Portokallezinjtë vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, ku ngushtuan rezultatin edhe më shumë, në 50:47, e më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa në fund pejanët shkëputen sërish për 72:64. Në dhjetë minutat e fundit prizrenasit tentuan rikthimin, por Peja nuk lejoi një gjë të tillë dhe triumfoi 95:79.

Te verdhezinjtë u dallua Jalen Tate me 23 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa te Portokallezinjtë u dalluan Daniel Lekndreaj me 15 pikë e 12 kërcime dhe Fisnik Rugova me 22 pikë e 13 kërcime.

Peja ka 20 fitore e shtatë humbje, kurse Bashkimi 11 fitore e 15 humbje.

Më Shumë

“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për marshin më 17 shkurt

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar orarin dhe agjendën e nisjes së autobusëve nga komunat e vendit për pjesëmarrje në marshin “Drejtësi, jo politikë”...

Aksident në Landovicë të Prizrenit, nuk dihet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Landovicë të Prizrenit, njofton Klankosova.tv. Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosovat.tv, i përfshirë në aksident shihet një automjet i...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit