7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Pengohet tubimi i AAK-së në Rahovec

smajl latifi ne tubimPunëtori teknik i shkollës fillore në Zatriq, vendlindja e kryetarit të komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, nuk ka lejuar që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të mbajë tubimin e planifikuar zgjedhor. Edhe përkundër sqarimeve të dhëna punëtori teknik I.V. nuk ka pranuar të hapë dyert e shkollës për AAK-në.

Policia në Rahovec ka reaguar menjëherë dhe e ka vënë në mbajtje punëtorin në fjalë, ndërsa Smajl Latifi, kryetar i degës së AAK-së ka kërkuar që kjo çështje të mos marrë përmasa, pasi që fushata zgjedhore deri më tani ka qenë pozitive dhe nuk dëshirojmë që nga një rast i izoluar të prishet imazhi i fushatës.

Merret vesh se policia e ka intervistuar punëtorin teknik dhe më pas e ka liruar në procedurë të rregullt.

Tubimi është mbajtur në një shtëpi private, ku kandidatët për deputetë Smajl Latifi, Florije Popaj-Boshnjaku dhe Dr. Agim Hazrolli, u zotuan se ata do të bëjnë dallime vetëm ndërmjet të mirës dhe të keqes, ngecjes dhe zhvillimit, kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve dhe neglizhencës e degradimit, zhvillimit dhe mashtrimit.

Pas këtij incidenti fushata e AAK-së ka vazhduar në disa fshatra të tjera të komunës së Rahovecit, ku kanë marrë pjesë numër i konsiderueshëm qytetarësh./Rahovecpress/

Më Shumë

Suhareka forcon mekanizmat kundër dhunës në familje

Në Suharekë është mbajtur mbledhja e parë e rregullt për vitin 2026 e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), ku u diskutua për trajtimin...

Rahoveci “trondit” Gjakovën, fitore gjigante për mbijetesë

Rahoveci 029 ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 63-67, në një duel dramatik që mund të rezultojë...

Lajmet e Fundit