PDK dhe Vetëvendosje porosisin sondazhe për ta manipuluar opinionin

Thaci kurtiPartia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë përgatitur një grackë për votuesit e pavendosur në orët e fundit përpara se ata t’iu drejtohen kutive të votimit. Gazeta Express mëson se dy partitë, që njihen për qëndrime të kundërta, kësaj radhe kanë gjetur të njëjtin trik për votuesit.

Ato planifikojnë të dalin me sondazhe të rrejshme.

“Si PDK ashtu edhe Vetëvendosje kanë paguar disa sondazhe, në mënyrë që të ndikojë te votuesi i pavendosur”, ka thënë burimi i gazetës.

Sondazhet, sipas këtij burimi, do të publikohen nga disa organizata të njohura të shoqërisë civile.

“Pra, akterë të njohur të shoqërisë civile dhe organizata të njohura kosovare do të dalin me kinse sondazhet e tyre, e që në fakt janë sondazhe të PDK’së dhe VV”.

Në sondazhin e porositur nga Hashim Thaçi, PDK del të jetë partia e parë, me rreth 30%, kurse në sondazhin e porositur nga Albin Kurti, VV del të ketë rreth 25% të elektoratit.

Gazeta e Express i di emrat e organizatave dhe shumën e parave që kane marrë. Ato do të publikohen në momentin kur të zyrtarizohen sondazhet në opinion.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit