Për 24 orë në Prizren, tri raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës gjatë 24 orëve të fundit, që kanë ndodhur në disa familje në Prizren.

Një mashkull në Prizren ka informuar se i biri i tij në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe familjarëve të tjerë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq një femër ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tutje në raport thuhet se edhe një femër ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit