Armë, karikatorë e fishekë konfiskohen në fshatin Restelicë

Armë, karikatorë e fishekë janë konfiskuar në fshatin Restelicë të Dragashit një ditë më parë nga ana e Policisë së Kosovës, raporton PrizrenPress.

Në raportin ditor të policisë thuhet se të dielën janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, ku te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë revole Girsen dhe një karikator.

Më pas është bërë bastisja e një shtëpie, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të vogla revole me dy karikatorë, një revole FT me dy karikatorë, dy pushkë gjuetie dhe 55 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit