19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Për 7 muaj, 14 vrasje në Kosovë

Mbrëmjen e 3 shtatorit të këtij viti, jo vetëm Prizreni, por i tërë vendi u trondit me vrasjen e 48-vjeçarit e cila ndodhi në sy të vajzës dhe bashkëshortes së tij.

Ndaj 48-vjeçarit me inicialet B.M., Aziz Gashi kishte shkrepur një breshri plumbash.

Për ekspertët e sigurisë, vrasjet, por më së shumti po shihet shqetësuese numri i madh i armëve ilegale.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, tha se këto vrasje janë duke ndodhur për arsye të ndryshme, por që kërkon nga organet e drejtësisë të merren më seriozisht me këtë çështje.

“Sa i përket çështjeve të vrasjeve të cilat janë duke ndodhur tani për tani në Kosovë, kjo po e dëshmon faktin që po janë shumë faktor rrethanor të cilët po e shtyjnë personat dhe individët e caktuar të kryejnë veprime kriminale. Mund të themi që trendi është në rritje po njëkohësisht është alarmante fakti që qytetarët ende po dëshmohet fakti që kanë në duart e tyre armë ilegale të cilat janë të pa kontrollueshme nga sistemi policor”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga janari deri në fund të muajit korrik në vendin tonë kanë ndodhur 14 vrasje.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë, pesë prej tyre janë cilësuar si vrasje, shtatë vrasje e rëndë, ndërkaq dy raste janë cilësuar si vrasje nga pakujdesia.

Bazuar në këto të dhëna të Policisë së Kosovës, i bie që mesatarisht në vendin tonë dy persona janë vrarë brenda një muaji.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Zeri.info, se krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar, pra janar-korrik, gjatë këtyre muajve në Kosovë gjatë vitit 2022 kishin ndodhur gjithsej 21 vrasje.

Sipas Policisë, 14 raste ishin cilësuar si vrasje e rëndë, pesë vrasje dhe dy raste ishin cilësuar si vrasje nga pakujdesia.

Policia e Kosovës nuk kanë dhënë të dhëna edhe për muajin gusht.

Theksojmë se vetëm javën që lamë pas, në Kosovë kanë ndodhur dy vrasje. Të enjten e kaluar, pra më 31 korrik, një 29-vjeçar është vrarë në fshatin Balincë të Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje që kishte ndodhur mes viktimës dhe dorasit në tregun e druve.

Rasti tjetër, është ai i së dielës në lagjen Arbana në Prizren, ku i vdekur mbeti 48-vjeçari me inicialet B.M., ndaj të cilit dyshohet se u gjuajti shtatë herë me armë dhe se akti kishte ndodhur në prani të gruas dhe fëmijës së viktimës. /Zëri

Më Shumë

Ndahet nga jeta Hajdin Berisha, kryetar i NISMA-s në Malishevë

Hajdin Berisha, kryetar i NISMA Socialdemokrate në Malishevë është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga NISMA përmes një njoftimi zyrtar, përcjell...

Rahovec, digjen 350 trupa të kumbullave, 20 ari mal dhe një objekt – nisin hetimet

Një burrë ka raportuar në polici se nga një zjarr që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura në Rahovec, i janë djegur objekti përcjellës...

Lajmet e Fundit