11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Për katër muaj, rreth 400 pacientë kërkojnë shërim jashtë Kosovës

Numri i qytetarëve që vazhdojnë të kërkojnë shërim jashtë vendit vazhdon të jetë i lartë. E, në katër muajt e parë të këtij viti, për shërim jashtë Kosovës kanë aplikuar 397 persona në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, ku 231 prej tyre kanë filluar të marrin trajtim menjëherë.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info zyra për informim nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

“Brenda katër mujorit të parë të vitit 2021 në zyrën për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike(TMIJSHP) për shërim jashtë vendit kanë aplikuar gjithsej treqind e nëntëdhjetë e shtate  (397) raste. Për shërimin e tyre jashtë vendit, në katër mujorin e parë  të  viti 2021, kanë filluar të marrin trajtim menjëherë dyqind e tridhjetë e një (231) pacient, e të gjitha këto raste janë  urgjente”, thuhet në përgjigje.

Sipas tyre, pacientët nën moshën 18 vjeçare, me sëmundje malinje ndihmohen maksimumi me 160,000.00 Euro.

Ndërsa, personat mbi moshën 18 vjeçare përkrahen maksimalisht deri në 30,000.00€.

“Të gjithë pacientet trajtohen në bazë Udhëzim Administrative 03/2017,  ku neni 9 tregon qartë se sa pacienti mund të përfitoj mbulimin e shpenzimeve ( kompensimeve), për trajtimin e tij Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Për pacientet nën moshën 18 vjeçare, me sëmundje malinje maksimumi është 160,000.00 Euro, ndërsa për sëmundjet tjera 30,000.00 Euro. Pacientët mbi moshën 18 vjeç, pavarësisht diagnozës, bazuar ne UA 03/2017 për TMJIShP mund te përkrahen maksimalisht deri ne 30,000.00€, ndërkaq Bordi Ekzekutiv për TMJIShP është kompetent për aprovimin e shumes financiare”, thuhet tutje në këtë përgjigje.

Nga FSSH thonë se, Kosova ka marrëveshje vetëm me Ministrinë e Shëndetësisë në Turqi, për trajtimin e 100 pacientëve falas.

“Deri me tani Ministria Shëndetësisë se Kosovës ka nënshkruar marrëveshje vetëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë, ku brenda periudhës njëvjeçare trajtim falas  ne spitalet shtetërore të Turqisë përfitojnë njëqind (100) pacient”, thuhet ne fund të kësaj përgjigje.

Në Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, tha se në përgjithësi, qytetarët për nevoja të ndryshme shëndetësore, shpenzojnë deri në 200 milionë euro jashtë institucioneve publike shëndetësore.

“Këtë vit nuk kemi bërë asnjë hulumtim, por vitet e kaluara, ka dalë se janë rreth 200 milionë euro në vit që dalin jashtë Kosovës nga pacientët që kërkojnë trajtim”, tha ai.

Ndryshe, sëmundjet malinje, leukemitë akute dhe operacionet e zemrës për fëmijë, janë vetëm disa nga sëmundjet për të cilat institucionet publike shëndetësore nuk po mund të ofrojnë trajtim brenda vendit./arbresh.info/

Më Shumë

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Lajmet e Fundit